Pyetje të shpeshta

Çfarë është Deklarata e Konformitetit nga prodhuesi?

Deklarata e Konformitetit (DK) është një dokument në të cilin prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar në Republikën e Kosovës tregon se produkti i plotëson të gjitha kërkesat e nevojshme të legjislacionit që vlen për një produkt të veçantë. Deklarata e Konformitetit përmban emrin dhe adresën e prodhuesit së bashku me informacionin e produktit, të tilla si: markën dhe numrin serik. Deklarata e Konformitetit duhet të nënshkruhet nga një individ i cili punon për prodhuesin ose përfaqësuesi i autorizuar, pozita e punëtorit duhet të tregohet.

Pamvarësisht se a është i përfshirë ndonjë entitet i veçantë ose jo, prodhuesi duhet të hartoj dhe të nënshkruaj Deklaratën e Konformitetit.

Kërkesat që kanë të bëjnë me organet e caktuara?

Organi për vlerësim të konformitetit (p.sh.. Testimi laboratorik) ne rastë se përcaktohet për një ose më shumë module të vlerësimit të konformitetit sipas rregulloreve të aplikueshme teknike në Kosovë (psh. Sigurinë në ashensorë, makineri etj.) ai duhet të vlerësohet për të përcaktuar nëse është teknikisht kompetent për kryerjen e detyrave të kërkuara nga moduli në fjalë.

Është po aq e rëndësishme që vazhdimisht të monitorohet autoriteti i një organi të caktuar. Kjo duhet të bëhet në intervale të rregullta dhe të ndjekë praktikën e themeluar nga organizatat e akreditimit.

Procesi i vlerësimit duhet të përcaktojë nëse organi i vlerësimit të konformitetit ka trajnuar në mënyrë adekuate personelin teknik me njohuritë dhe përvojën e teknologjisë së duhur, objekte të përshtatshme dhe pajisje, politikat dhe procedurat për të siguruar integritetin dhe paanshmërinë, të kuptuarit e drejtë të rregullave dhe kështu me radhë. Ky kriter ndryshon në bazë të kritereve të ndryshme që janë të zbatueshme për organizatat e vlerësimit të konformitetit, në varësi të faktit nëse ato janë laboratorë, trupa inspektuese dhe Trupa Çertifikuese.

A janë të testuara dhe të miratuara të gjitha produktet me markën CE nga autoritetet kompetente?

Jo. Në fakt, vlerësimi i konformitetit të produktit me kërkesat ligjore është përgjegjësi e vetme e prodhuesit. Nëse produkti eksportohet në tregun e brendshëm të BE-së, prodhuesi vendos shenjën CE dhe bën Deklaratën e Konformitetit të BE-së. Vetëm produktet që konsiderohen se paraqesin rrezik të lartë për interesin publik, p.sh. enët nën presion, ashensorët dhe mjete të caktuara të makineris kërkojnë një vlerësim të pajtueshmërisë së palës së tretë, dmth. të Trupës Inspektuese.

A mundem unë, si prodhues, të vendos markën CE në produktet e mia?

Po, shenja CE gjithmonë vendoset nga prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar pasi të jetë kryer procedura e nevojshme e vlerësimit të konformitetit. Kjo do të thotë që, para se të vendoset shenja CE dhe të vendoset në treg, produkti duhet të jetë objekt i procedurës së vlerësimit të konformitetit të parashikuar në një ose më shumë akte të harmonizuara të Unionit. Aty pastaj përcaktohet nëse vlerësimi i konformitetit mund të kryhet nga vetë prodhuesi dhe ne raste nëse kërkohet ndërhyrja nga një palë e tretë (Trupa Inspektuese)