Punëtoria për mbrotjen e të drejtave të konsumatoreve

single_thumb.jpg

Punëtoria u organizua së bashku me Inspektoratin e Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe me përkrahjen e Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini".Punëtoria u zhvillua nga dy ekspertë të FMG-së - Vitomir Fister, Udhëheqës i Ekipit të Projektit dhe Andrejka Grlic, eksperte.

Projekti i financuar nga BE-ja Lëvizja e Lirë e Mallrave mbajti një punëtori të mërkurën, 27 nëntor për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit për inspektorët e tregut nga të gjitha komunat në Kosovë, përfshirë ato me shumicë serbe.


Punëtoria u organizua së bashku me Inspektoratin e Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe me përkrahjen e Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini".Punëtoria u zhvillua nga dy ekspertë të FMG-së - Vitomir Fister, Udhëheqës i Ekipit të Projektit dhe Andrejka Grlic, eksperte. 

Inspektorët u janë dhënë infromata të përgjithshme në lidhje me objektivin e përgjithshëm të projektit Lëvizja e Lirë e Mallrave dhe rëndësinë për transpozimin e rregullave të BE-së për sigurinë e produkteve dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave ekonomike të konsumatorit. 

Objektivi i dytë i punëtorisë ishte shkëmbimi i përvojës sllovene në mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, funksionimin e Inspektoriatit të Tregut dhe praktikën e tij në lidhje me çështje relevante siç janë: etiketimi i produkteve, treguesit e çmimeve, praktikat e padrejta tregtare, shitja në distancë dhe të tjera. 

Në punëtori morën pjesë 60 inspektorë të tregut nga e gjithë Kosova, përfshirë një grupi të përzgjedhur prej 13 të studentëve nga Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini", dhe u moderua nga Ruzhdi Shehu, Zëvendës Kryesues i Trupit Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut.

Mitrovicë 27 Nëntor 2019
Ruzhdi Shehu -  Zëvendës Kryesues i Trupit Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut.