Mbahet takimi i tretë i Komitetit Drejtues të projektit të FMG

single_thumb.jpg

Projekti "Lëvizja e Lirë e Mallrave" (FMG) i financuar nga BE ka mbajtur mbledhjen e tretë të Komitetit Drejtues të mërkurën më 10 prill, ku përfituesit dhe palët e tjera të interesuara janë informuar për progresin e Projekteve.

Gjatë 6 muajve të fundit, projekti ka mbështetur përfituesit me hartimin dhe këshillimin mbi legjislacionin dytësor; ka punuar në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative përmes trajnimeve dhe punëtorive.

Gjithashtu ka mbështetur pjesëmarrjen e personelit të përfituesve në takimet ndërkombëtare dhe rajonale. Një studim me qytetarët është zhvilluar në çështjet e të drejtave të konsumatorit, duke përfshirë një studim me mbi njëqind operatorë të biznesit lidhur me standardet.

Në periudhat e ardhshme, projekti "Lëvizja e Lirë e Mallrave" planifikon të vazhdojë këshilla për legjislacionin dytësor dhe zbatimin e tij, do të mbështesë forcimin e kapaciteteve përmes trajnimeve dhe seminareve si dhe vizitave studimore.

Prezantimi publik i faqes së internetit RAPEX- Kosova do të bëhet në muajin Maj. Të gjithë partnerët shprehën kënaqësinë e tyre me rezultatet aktuale të Projekteve dhe aktivitetet e planifikuara dhe dhanë këshilla të vlefshme në kursin aktual për të përmirësuar efikasitetin në mbështetjen e ofruar.