U mbajt punëtori mbi Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

single_thumb.jpg

Ligji i ri për Mbrojtjen e Konsumatorit ndalon 23 praktika të padrejta, rregullon shitjet sezonale, çmimet, etiketimin dhe siguron 2 vjet garancion për konsumatorët.

Zbatimi i ligjit varet nga zbatimi aktiv dhe korrekt. Në mënyrë që Inspektorët të jenë në gjendje t'i përballojnë këto sfida dhe të kuptojnë rolin e tyre sipas Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, të publikuar qershorin e kaluar, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "Lëvizja e Lirë e Mallrave" (FMG) dhe Inspektorati i Tregut i MTI-së organizuan një trajnim mbi Ligjin e ri me 21 mars.

Punëtoria mbulon parimet ligjore si dhe metodologjinë e zbatimit. Në këtë punëtori gjithashtu janë dhënë detaje mbi funksionimin e inspektorëve të tregut në vendet e Bashkimit Evropian, me theks te veçantë nga Belgjika.