Punëtori me Autoritetet e Mbikqyrjes së Tregut

single_thumb.jpg

Dy ekspert slloven nga projekti "Lëvizja e Lirë e Mallrave", project i financuar nga Bashkimi Evropian, të mërkurën, me 17 prill, mbajtën një punëtori për mbështetjen e aktiviteteve të përbashkëta të doganave të Kosovës dhe Autoriteteve të Mbikëqyrjes së Tregut.

Ekspertët për doganat dhe mbikqyrjen e tregut Znj. Andrejka Grlic dhe Z. Vojko Otoviq, shpjeguan se si janë krijuar institucionet në Slloveni dhe ofruan shembuj praktikë të bashkëpunimit ndërmjet organeve të përfshira dhe doganave.

Ata përsëritën se sa është e rëndësishme koordinimi i punës së përfaqësuesëve të inspektorateve në nivel kombëtar.

Është diskutuar se cilat dokumente janë të nevojshme për një reagim të shpejtë të inspektoratit përgjegjës në mënyrë që të mos dyfishohen procedurat e inspektimit dhe të lehtësojnë punën e tyre që të kenë një shërbim efikas dhe të shpejtë.

Rekomandimet nga punëtoria për institucionet e Kosovës janë përgatitja e formularëve për njoftim lidhur me pezullimin në qarkullim të lirë dhe rritjes së kapaciteteve të doganave për t'u mundësuar atyre që në mënyrë efektive të kryejnë trajnime në fusha të ndryshme të sigurisë së produkteve.