Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut (TKMT)

Historia

Disa vite më parë në Republikën e Kosovës ekzistonte një mungesë kritike e koordinimit dhe komunikimit ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, gjë që zvogëloi efikasitetin e aktiviteteve të tyre. Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut (TKMT) u krijua për herë të parë në Republikën e Kosovës në vitin 2016 me vendimin e Qeverisë nr. 08/82 të datës 30.03.2016 për të siguruar një qasje efikase të koordinuar të inspektorateve shtetërore kompetente dhe institucioneve të tjera relevante në fushën e sigurisë dhe përputhshmërisë së produkteve jo-ushqimore të vëna në dispozicion në tregun e Kosovës. Përmes mbikëqyrjes më efektive të inspektimit do të krijohen kushtet e domosdoshme që produktet e vendosura në treg të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara, të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së interesave publike si shëndeti dhe siguria e konsumatorëve dhe punëtorëve, mbrojtja e jetës dhe shëndetit të kafshëve shtëpiake dhe bimëve, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me miratimin e ligjit të ri nr. 06/L-041 për Kërkesat Teknike dhe Vlerësimin e Konformitetit në maj të vitit 2018 u krijua një bazë ligjore e përmirësuar dhe më e hollësishme për punën e TKMT që i mundësoi Qeverisë të nxjerrë një vendim të ri nr. 06/85 nga 22.01.2019, lidhja e cila krijoi një koordinim të fuqizuar me një numër më të lartë të institucioneve relevante si anëtarë.

Objektivat

Një nga liritë themelore është lëvizja e lirë e mallrave. Operatorët Ekonomikë të mallrave jo ushqimore shpesh mund të sjellin produktet e tyre në treg pa pasur nevojë për miratim paraprak nga një autoritet kompetent i inspektimit. Megjithatë, ata duhet të sigurojnë që produktet të përmbushin të gjitha kërkesat ligjore siç parashikohet nga legjislacioni teknik. Autoriteti inspektues e verifikon këtë dhe merr masa që kufizojnë lëvizjen e produkteve të cilat nuk janë në përputhje me tregun. Duke vepruar kështu, ajo garanton mbrojtjen e të gjitha aspekteve të interesave publike, të tilla si shëndeti dhe siguria e personave ose mjedisit, duke siguruar gjithashtu konkurrencë të drejtë.

Qëllimi ynë kryesor është të punojmë me efikasitet sipas legjislacionit në mënyrë që të ndihmojmë konsumatorët, operatorët ekonomikë dhe autoritetet shtetërore kur takohen në tregun e Kosovës. Përmes shqyrtimit të çështjeve të mbikëqyrjes së inspektimit për të arritur një nivel të lartë të harmonizimit të metodave të punës, nëpërmjet zhvillimit të programit të mbikëqyrjes së tregut dhe përmes shkëmbimit të informacionit për produktet që paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, ne duhet të përmirësojmë në masë të konsiderueshme mjedisin e Kosovës në këtë segment të rëndësishëm i shoqërisë.

Ne sigurohemi që të gjitha subjektet të respektojnë rregulloret në fushën e fushëveprimit tonë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në marrëdhëniet e mirë organizuara në treg. Ankesat dhe sugjerime, të cilat i marrim, shqyrtohen çdo ditë dhe paraqesin informacion të rëndësishëm mbi tendencat dhe marrëdhëniet aktuale të tregut.

Të gjithë inspektorët e tregut mund të punojnë në zonën në mbarë Kosovën, por inspektorët që punojnë në nivel lokal, brenda një dege të caktuar njohin rrethanat lokale, kështu që ne ju dëshirojmë të kontaktoni me degët lokale për çdo informacion apo ankesë që mund të keni. Ne gjithashtu dëshirojmë t'ju ftojmë që të kërkoni ndihmë me ankesa ose të bëni një pyetje në lidhje me legjislacionin kombëtar për sigurinë e produkteve.

Për informimin më të mirë dhe mbrojtjen tuaj, të gjitha produktet e rrezikshme që gjenden në tregun e Kosovës me informata relevante, publikohen në këtë link në faqen e internetit, dhe një link i veçantë ju mundëson të keni qasje në EU-RAPEX (Sistem i Regjistrimit të Shpejtë për Produkte të Rrezikshme) që ju informon për produktet më të fundit të rrezikshme të gjetura në tregun e Bashkimit Evropian pasi ekziston një mundësi reale që edhe ata të hyjnë edhe në tregun e Kosovës.

Kryesuesi i Trupit Koordinues